Albspirit

Media/News/Publishing

Historiani anglez David Grant pohon se ka zbuluar testamentin e Lekes së Madh

Përgatiti: Memet Latifi/INA

Pas dhjetë vjetëve gjurmime e hulumtime, historian anglez David Grant e ka zbuluar se cilat kanë qënë dëshirat e fundit të mbretit të Maqedonisë, rreth pasardhësit, ardhmërisë së mbretërisë greko-persiane, që e ka krijuar, por edhe rreth varrimit të tij-transmeton “Daily Mail”.

Historianët kanë dyshuar se kapitulli i fundit i dorëshkrimit të vjetër “Aleksandride”, në të vërtetë është testament Tij, para së gjithash sepse është përpiluar e shkruar shumë shekuj pas vdekjes së prijësit, ndërsa përmbajtja e tij është dukur më shumë simitologji. Mirëpo Grant pohon se në të vërtetë bëhet fjalë për tekstin që bazohet në testamentin e vërtetë të Lekës së Madh, mbase pak edhe të “përpunuar” për arsye politike.

Testamentin e Tij original e kanë hedhur gjeneralët e tij të fuqishëm, sepse si pasardhës ai ka emëruar asokohe djalin e tij të palindur Aleksandrin IV, dhe djalin tjetër më të vjetërHeraklin. Në vendnse të pranojnë udhëheqjen nga djaloshi i ri, që grekët e kanë konsideruar si “melez”, kanë filluar luftimet mes veti në një periudhë të përgjakshme, që më vonë e kanë quajtur “Lufta e dijadohëve”, ose “Lufta e pasardhësve të Lekës së Madh”.

Disa dekada pas vdekjes së Lekës së madh, një nga gjeneralët ka filluar të shpërndajë afishet e tij që edhe pse kanë qënë të ndryshuar, kanë përmbajtur dëshirën e fundit të Lekës së Madh. Kështu, sipas Grant, ky gjeneral, ka dashtë që ti varrosë të gjithë gjeneralët tjerë për ta përforëcuar pozitën e vet, (pasi që djemtë e Lekës së Madh kanë qënë jashtë çdo kombinimi të mundshëm).

“Propaganda me të cilën frymonte afishi, hedh dyshimin e thellë dhe serioz në autenticitetin e testamentit, që në një moment është bërë pjesë e librit të tregimeve që sot njihet si Aleksandrida”, shprehet Grant.

“Kur është bërë pjesë e librit, testament është bërë përrallë. Mirëpo, hulumtimi im më ka çua në një përfundim që ky pamphlet bazohet në testamentin original ntë Lekës së Madh”- ka thënë Grant.

Please follow and like us: