Albspirit

Media/News/Publishing

Putin urdhëron forcat ushtarake të armatosen

Forcat ajrore ruse janë urdhëruar të përgatiten për një “kohë lufte”. Presidenti Vladimit Putin, ka urdhëruar të kontrollohet puna e forcave të armatosura të vendit sipas Ministrit të Mbrojtjes, Sergej Shoigu.

Sipas tij, Putin ka kërkuar të kontrollohet nëse agjentët dhe trupat ajrore janë të gatshme për të luftuar.

Ministria ruse ka deklaruar se përgatitjet kanë filluar.

Përgatitjet vijnë pas rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe disa superfuqive të tjera.

Nga ana tjetër, Donald Trump, ka dënuar fushatat ushtarake të Rusisë dhe është kritikuar për afrimin me udhëheqësin e vendit.

Please follow and like us: