Albspirit

Media/News/Publishing

Denion Meidani: Të “shfarosen” kriminelët e Kuvendit

Shpesh habitesh nga opinionet dhe analizat e ditës të kolegëve në media apo dhe ato në kafene e takime të politikanëve të ndryshëm, nga të gjithë krahët e spektrit. Llogaritje sesi humb një deputet këtu e fiton një tjetër atje nga kjo forcë apo ajo forcë politike. Sikur janë vetë votuesi në kuptimin vendimtar. Madje, ata e fyejnë deri në paturpësi popullin, i cili në shumë raste, sado i lodhur nga politika e tranzicionit, ka arritur jo rrallë të ndëshkojë të “pagabueshmit” e saj. Aq më tepër sot kur duhen dënuar e “shfarosur” mjaft autorë të kriminalizimit të parlamentit dhe administratës publike të vendit. A ka mundësi që të verbohet populli deri në atë shkallë saqë të mos ndëshkojë me votë ata personat përgjegjës, që mbyllën sytë apo lejuan kanabizimin e vendin dhe të ekonomisë? A mund të jetë kaq indiferent dhe i “gatshëm” për të falur ata që fjalën reformë e barazuan me varfëri e skamje, me frikë e burg për të mjerët?

Kaq i pandjeshëm është populli sa të pranojë keqqeverisjen, ta gëlltisë korrupsionin masiv e kapilar në çdo hallkë të shtetit; sidomos kur qeveria vetëm rrit taksat, e ngre barrën e qytetarëve dhe e thellon zgjedhën? A mund të mbyllen sytë dhe të heshtet ndaj këtij abuzimi, deri grabitje, që ka shtuar e lënë pas vetëm borxhe për taksapaguesit jo vetëm për sot, por dhe tek brezat e ardhshëm; një sistem ekonomik të mbetur në krizë e kolaps; një keqpërdorim të burimeve natyrore; ndotje mjedisore të paprecedente; etj.? Mos vallë po vlerësohet aq keq populli? Mos vallë është ai kaq i pazoti sa të mos godasë me votë dhe të penalizojë ata që shkatërruan në emër të pseudoreformave vetë tregun e punës, përfshirë dhe sistemin arsimor- ushqyes të tij, deri duke detyruar qindra mijëra të rinj e të reja që të marrin rrugët e emigrimit si e vetmja zgjidhje për mbijetese e largpamësi zhvillimore? Mos vallë kaq indiferent qenka qytetari sa të falë ata që, në emër të reformës shëndetësore, në mënyrë të pashpirt i lenë pa ndihmë e shpresë nevojtarët në dyert e spitaleve, ku shpesh mungon jo vetëm koncepti i urgjencës, por dhe ilaçet më të thjeshta?…
Kaq normale paska qenë dhe qenka për qytetarin që të pranojë dhe të ulë kokën, deri të nëpërkëmbet? Aq më keq, deri duke garantuar thelën elektorale të gjithsecilit? Po si ka mundësi që të diskutohen sot 71 vota, me plus minus, aty ku s’ duhet të ketë as 7, sepse dita-ditës po shfaqen një e nga një ministrat e kësaj qeverie apo dhe deputetë më me zë të kësaj maxhorance, që akoma më fort se opozita, po tregojnë të alarmuar greminën eminente para nesh?! Mos vallë jemi nisur me turravrap apo jemi duke u shtyrë për t’u hedhur me kokë brenda saj “nga një kokë e çmendur që po çmend të gjithë të tjerët”, dikush e recitoi në vargje, dikush e deklaroi në televizor?! Por, ama, koka është dhe mbetet aty, deri dhe shfaq arrogancë përllogaritje elektorale, me synimin e qartë të tërheqjes zvarre të këtij populli mbas karvanit të tjj…

Image result for kuvendi i shqiperise

Please follow and like us: