Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i ONM: Reforma në drejtësi do bëhet, pa të s’ka anëtarësim në BE

Kryetarja e Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot nga Tirana se reforma në drejtësi do të bëhet dhe se pa të nuk hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Zonja Ruiz Calavera mbërriti sot në Tiranë në të parën vizitë zyrtare si shefe e misionit monitorues të proçesit të Vetingut në Shqipëri. Ajo pati një takim me ambasadorët Lu dhe Vlahutin dhe më pas doli para medias për të përçuar mesazhin për politikanët dhe qytetarët shqiptarë.

“ONM nuk merr vendime ekzekutive, të gjitha vendimet përfundimtare i marrin autoritetet shqiptare”, theksoi ajo që në nisje të deklaratës. Më tej tha se “nesër do të fillojë puna, ku në Shqëipëri do të mbërrijnë disa ekspertë nga SHBA dhe BE si vëzhgues ndërkombëtar, afatshkurtër, që do të shohin si do të zgjidhen organet e Vetingut në Shqipëri”.

“Në këtë fazë të parë, rekomandimet tona do të përçohen përmes zyrës së Avokatit të Popullit dhe më tej te Kuvendi i Shqipërisë. Në fund përgjegjësia për zgjedhjen dhe emërimin do të jetë e autoriteteve shqiptare. Më pas do të jetë një fazë e dytë, ku Komisioni Europian do të dërgoë një ekip afatgjatë, me specialistë të nivelit të lartë”, vijoi znj. Genoveva Ruiz Calavera.

“Si kryetare e ONM garantoj se monitorimi do bëhet me profesionalizëm dhe kam besim tek bashkëpunimi me autoritetet shqiptare. Së fundi ju kujtoj se BE dha një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë në fund të vitit të kaluar. Zbatimi i reformës në drejtësi dhe më së shumti rivlësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është kushti për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë.

Më lejoni të shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për këtë reformë si dhe për popullin shqiptar që ka qenë zëlartë në kërkekën për reforiminin e drejtësisë”, përfundoi shefja e ONM-së,Genoveva Ruiz Calavera.

Please follow and like us: