Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë filozofi Tzvetan Todorov

Ka ndërruar jetë(dje) në moshën 78 vjeçare filozofi bullgar Tzvetan Todorov. Ai lindi në vitin 1939 dhe në vitin 1960 u vendos në Francë për t’i shpëtuar regjimit komunist në vendin e origjinës. Një mendimtar origjinal që publikoi 21 libra, mes të cilëve Hyrje në Poetikë, Konkuista e Amerikës, Parimi Dialogjik, Përballja me Ekstremen: Jeta morale në Kampet e Përqendrimit etj.. Ndërhyrjet e tij publike kanë patur temë kryesisht terrorizmin, mënyrën e reagimit ndaj dhunës, duke dalë kundër asaj që ai e quante “filantropia e akteve ushtarake”.

Në shqip janë publikuar të paktën dy vepra të tij: ‘Fryma e Iluminizmit’ dhe ‘Konkuista e Amerikës’.

http://www.corriere.it/cultura/17_febbraio_07/morto-tzvetan-todorov-filo…

Please follow and like us: