Albspirit

Media/News/Publishing

VENDIM PËR DHËNIE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. ILIR PERNASKA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror z. Ilir Pernaska, në masën e katërfishit të pensionit social.
2. Vendimi nr.923, datë 21.12.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënie shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Ilir Pernaska”, revokohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Please follow and like us: