Albspirit

Media/News/Publishing

WikiLeaks: Greva e urisë e vitit 2010 u organizua nga Soros

Dalin të dhëna të “reja” nga greva e urisë së organizuar nga Partia Socialiste në vitin 2010. Në një kabllogram të pikasur së fundmi, publikuar nga WikiLeaks, amabsasada amerikane raportonte asokohe mbi vendimin e PS-së dhe kryetarit të saj, Edi Rama, për të zhvilluar grevën e urisë në bulevardin kryesor të Tiranës.

PS-ja ka vendosur të  hyjë në grevë urie në bulevardin e Tiranës, pasi dështoi në zgjidhjen e problemit zgjedhor me protesta”, shkruan përfaqësuesi i ambasadës amerikane që asokohe drejtohej nga Withers.

Edhe motivet e grevës janë interesante; sipas selisë diplomatike në Tiranë, Edi Rama “ka disa arsye për ndërmarrë këtë hap të pazakonshëm”.

Atij i duhet vëmendja ndërkombëtare për kauzat e veta dhe izolimi i qeverisë në argumentin e kërkuar nga opozita për manipulimin e zgjedhjeve. Atij i duhet edhe që të nxisë solidaritetin brenda partisë, e cila duhet të fokusohet kundër qeverisë dhe jo në legjitimetin e lidershipit. Interesant është edhe gjetja e bërë me fanellat e flamurit kombëtar për grevistët”, vijon raportimi.

Më tej disa përcaktime që ngjanë disi jashtë kuadrit të gjuhës diplomatike.

Edi, kështu e thërrasin kreun e PS-së këtu, është ndryshe nga politikanët e tjerë shqiptarë. Ai është më i gjatë se mesatarja shqiptare. Ai është modern në veshje dhe në qasjen ndaj çështjeve publike. Edi është i zgjuar. Ai e di se një grevë do të mediatizohet shpejt dhe do ta detyrojë qeverinë e Berishës të reagojë”, thuhet në kablllogram.

Disa rrjedhime nxirren menjehërë nga ky raportim.

Këto përkufizime kanë implikme serioze. Familjariteti i përdorur në kablllograme merr kuptim tjetër në dritën e emaileve të George Soros për Hillary Clinton pas ngjarjeve të 21 janarit. Cilësimi I Ramës me fjalë pozitive, kujdesi i treguar në përfshkirmin e grevës dhe zbardhja e motiveve të kreut socialist jaanë një teknikë për tërheqjen e vëmendjes në DASH, ndërkohë që greva vetë i përafrohet një përpjekjeje për revolucion me ngjyra, sponsorizuar nga Soros.

Rrjedhimisht, në kuadër të dekriminalizimit, por edhe ekspozimit ndaj ndikimeve politike ekstrainstitucionale, është e udhës që të verifikohen transaksionet bankare të disa prej grevistëve të urisë. Është e qartë se ky operacion kishte nga pas garanci politike por edhe mbështetje financiare që çuan mandej në marrëveshjen e 1 prillit, orkestruar për qëllime pastërisht okulte.

Shaptilografisti

Please follow and like us: