Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata franceze shtyn vendimin për Haradinajn

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka shtyrë sot vendimin për lirimin ose ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Haradinaj pas seancës ka thënë se vendimi pritet të merret më 2 mars
“Gjykata sot nuk ka marrë vendim. Vendimi do të jepet më 2 mars. Kërkesa për ekstradim nga ana e Serbisë është abuzim”, ka thënë Haradinaj.
Ai është pritur nga qytetarë të shumtë jashtë Gjykatës të cilët e kanë përcjellë gjykimin e Haradinajt.
Ramush Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Haradinaj u mbajt në paraburgim 1 javë në qytetin e Colmar-it, e më vonë u lirua me kusht derisa gjykata të marrë kërkesën zyrtare të ekstradimit nga Serbia.

 

Please follow and like us: