Albspirit

Media/News/Publishing

Rikthehet në skenë i madhi Robert Ndrenika

Aktori i njohur Robert Ndrenika është rikthyer në Teatrin e Metropolit pas disa problemeve me shëndetin.

Komedia ‘Mendohu Xhakomino’ që ka angazhuar në role emra të njohur të skenës shqiptare, me pjesëmarrjen e vacant të Ndrenikës vjen premierë në datën 8 shkurt. Prova gjenerale e së martës në mbrëmje rrëmbeu duartrokitjet e gjata të publikut duke nënkuptuar suksesin që shfaqja do të ketë.

‘Mendohu Xhakomino’ ka ringjitur në skenë aktorin e njohur Robert Ndrenika, problemet shëndetësore te se cilit shtyn premierën e shfaqes për disa ditë.

Në Teatrin e Metropolit mbrëmjen e së martës u zhvillua prova gjenerale e cila i parapriu premierës që do të mbahet më 8 shkurt.

Interpremtimi emocionues i Robert Ndrenikës, Marjana Kontit Arben Derhemit dhe aktorëve të tjerë rrëmbyën duartrokitjetet e gjata të publikut, duke nënkuptuar  në këtë mënyrë suksesin e garantuar të shfaqes.

Asperkti humanitar përshkon shfaqen në 90 minutat e saj ndërsa ne fokus qendron përpjekja e një të moshuar që sfidon opinionin dhe përqeshjen e një qyteti për t`ju dhënë mundësinë dy të rinjve të krijojnë familjen e tyre.

Aktori Ndrenika vjen në rolin e një profesori të moshuar, Totit i cili lidh një martësë fictive me një vajzë të një familje të varfër. Kjo e fundit pret fëmijën e Xhakominos dhe është pikërisht profesor Toti që e cilëson mision të fundit të jetës së tij bashkimin e dy të rinjve.

Nën regjinë e Milto Kutalit por edhe pjesmarrjen e aktorve të tjerë si Amri Hasanlliu, Paola Kodra, Klodjana Keco, Redjan Mulla, Alert Celoaliaj si dhe Merita Dabulla, komedia e nobelistit Italian Luigi Pirandelo ju mirëpret nga data 8 shkurt në Tetatrin e Metropolit.

Please follow and like us: