Albspirit

Media/News/Publishing

Trump pas anullimit te vizave, tjeter befasi ndaj emigrantëve!

Pas urdhrit që shkaktoi debate të shumta dhe zemërim lidhur me pezullimin e vizave për 7 vende, vjen një tjetër befasi nga administrata Trump.

“Times” shkruan sot se Departamenti Amerikan dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly, ka njoftuar Kongresin se ata po shqyrtojnë idenë që t’u kërkojnë refugjatëve dhe aplikantëve të vizave nga shtatë vendet me shumicë myslimane të dorëzojnë fjalëkalimet e tyre të rrjeteve sociale nga Facebook dhe faqet e tjera, si pjesë e një kontrolli të sigurisë.

“Ne duam që ata të na dorëzojnë fjalëkalimet. T’i pyesim: Çfarë do të bëni, çfarë do të thoni?”, i tha ai Komitetit për Sigurinë Kombëtare të martën.

Sipas tij, nese ata nuk duan të bashkëpunojnë, atëherë nuk mund të hyjnë brenda SHBA-ve.

Deklarata vjen ndërkohë që gjykatat janë kundër Trump për pezullimin e urdhrit për vizat nga 7 vendet me shumicë myslimane, ndërkohë Trump duket i vendosur për sigurinë e Amerikës.

Please follow and like us: