Albspirit

Media/News/Publishing

MIT’HAT HAVARI: Grabitja e sotme turp i rëndë…, po të isha unë drejtor i Policisë së Tiranës…!

Mit’hat Havari

Kur une kam qene drejtor i policise ne Berat ne vitin 1997 ishte koha kur bandat kriminale kishin situaten nen kontroll , kishin shperthyer banken e shtetit e vjedhur kasaforten me lek, vidhnin ne menyre te vazhdueshme leket e pensioneve neper fshatra.
Detyra e pare imja ishte te isha une mbret i ligjit dhe jo bandat , dhe kete e realizova brenda 15 diteve.
E dyta dhash urdher bankes qe kur te shperndanin pensionet neper fshatra duhej te me njoftonin mua zyrtarisht , dhe une urdheroja shefin e rendit te shoqeronte me furgon policie me 5 polic te armatosur.
Kaq u desh dhe historia e vjedhjes se pensioneve mori fund, banditat e kuptuan se kish zot vendi.
Kur isha drejtor i policis se kryeqytetit ne vitin e trazirave 1999 – 2000 nuk pata asnje rast grabitje bankash, filjalesh apo lek ne transport.
Po te isha une drejtor i policis se kryqytetit sot, pas grabitjes se pare ne Kashar do merrja keto masa:
Do i kerkoja drejtorit te bankes te prishte kontraten me policin private qe siguronin leket qe transferoheshin drejt Rinasit dhe ta zvendesonte me nje kompani serioze qofte dhe te huaj po ta lejonte ligji.
E dyta, do i kerkoja drejtorit te bankes te me njoftonte top sekret se ne ç’date e ore do leviznin leket.
Une do urdheroja dy furgone policie me police te armatosur, te cilet do fusnin ne mes makinen e blinduar me valute brenda dhe ta çonin ne destinacion dhe te qendronin aty deri sa avioni te ngrihej ne qiell.
Kete veprim do ta beja gjithmon, qofte dhe pa shperblim nga banka.
Ketu do mbyllej historia e vjedhjes se lekeve nga banda kriminale kjo eshte e sigurt.
Me acarojne opinionistet neper televizione me sofizmat e tyre, pa le kur pash tek nje tv privat kishin thirrurr dhe nje ish drejtues i larte i policis se shtetit i cili eshte denuar per korrupsion dhe shperdorim detyre dhe kur jep ai moral per policin apo opinionin e gjere, duhet tja futesh vrapit.
Por dhe opinionistet jane te ndare therresin sherbetore dhe servila te pushtetit te radhes qe te mos prekin plagen, por ta pudrosin ate.
Turp i madh, nuk e di por gjendja eshte e rende, kaq mund te them.

Please follow and like us: