Albspirit

Media/News/Publishing

Flet shqiptarja që fitoi në Miss Universe

Edhe në Filipine, mes shumë bukurive, tipareve e karakteristikave nga e gjithë bota, përfaqësuesja shqiptare, Lindita Idrizi, nuk kaloi pa u vënë re. Jo vetëm për elegancën e jashtëzakonshme që u ra në sy të gjithëve, por edhe për tiparet origjinale, aspak të ngatërrueshme me të tjerat, dhe bukurinë e pastër të një mesdhetareje.

Më 30 janar, në Manila, mes shumë konkurrenteve në garë, Lindita Idrizi spikati sidomos për pamjen e veҫantë, ndaj edhe në fund të tij (një ditë pas finales), ajo u shpërblye edhe me ҫmimin Miss Fotozhenia. Edhe pse nuk e kishte pritur ҫmimin, duke parë sa e fortë ishte gara, Lindita ndihet shumë e lumtur për këtë vlerësim.

Por ҫmimi i përfaqësues shqiptare nuk ka kaluar pa u komentuar ditët e fundit në media, madje disa kanë zbuluar edhe shifrën qesharake me të cilën është shpërblyer ҫmimi Miss Fotozhenia në Miss Universe – mendohet të jetë 1 mijë dollarë.

E ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina”, Lindita ka treguar se është ndier mjaft mirë nga vlerësimi që ka marrë duke përfaqësuar Shqipërinë. Siҫ tregon ajo, sapo vajzat mbërritën ditën e parë në aeroport, të gjithë thërrisnin “Albania, Albania… foto”.

E kënaqur për rezultatin e arritur, Lindita tregon se arma e saj e fortë që u ka tërhequr vëmendje të gjithëve është gjatësia, por edhe pamja e veҫantë me kaҫurrelat karakteristikë: “Mendoj se ajo që u ka bërë përshtypje për herë të parë ishte gjatësia ime. Pastaj edhe pamja e veҫantë me kaҫurrelat.”

Ndërsa për shumën me të cilën u shpërblye pas këtij ҫmimi, Lindita tregon se ajo nuk është aq e rëndësishme. Pasi konfirmon shpërblimin monetar, e pyetur nga Rudina nëse është një shumë e konsiderueshme, Lindita përgjigjet: “Nuk është një shumë e madhe, por është më shumë diҫka simbolike. Unë vlerësoj më shumë faktin që kam rënë në sy dhe jam vlerësuar…” – thotë ajo.

Përveҫ modelingut, Lindita ndjek edhe studimet për Shkenca Sociale. Meqenëse në shkollën e mesme ka studiuar muzikë dhe flaut, këtë pasion dëshiron që ta vazhdojë për të ardhmen: “Dua të jem mësuese…” – tha ajo duke shtuar se i pëlqen shumë të punojë me fëmijët./revistaclass

Please follow and like us: