Bashkia e Durrësit ka mbuluar me beton muret e lashta që dolën në pah gjatë punimeve për ndërtimin e “Velierës”. Vetëm dy ditë më parë dolën në dritë këto mure anktike, por për çudi Bashkia në Durrës ka nxitur punëtorët që t’i mbulojë ato me beton, sikur të ishin thjesht disa “gurë zhavori”.

Këto mure u zbuluan në rrugën dytësorë të Velierës, në afërsi të Torrës Veneciane. Për këto zbulime  nuk ka ende anjë reagim nga Ministria e Kulturës, Agjencia e Shërbimit Arkiologjik, Instituti i Arkeologjisë dhe DRKK Durrës.