Albspirit

Media/News/Publishing

Ermal Meta merrr “Çmimin e Kritikës” në Sanremo

Antonella Serafino

Një copëz  Shqipërie, në Festivalin e 67 -të  këngës italiane të Sanremos, me kantautorin dhe kompozitorin Ermal Meta, një nga artistët më interesantë që kanë shkelur në skenën e Teatrit Ariston.
Ermali, është për të tretën herë pjesëmarrës, në festivalin kombëtar më të madh të këngës, por 2017-ta shënon përkushtimin e tij përfundimtar midis këngëtarëve më të mëdhenj të muzikës italiane.
Pjesa” E ndaluar të vdesësh”, tekstin dhe muzikën e së cilës e ka bërë vetë ai, është një thyerje e jetës private, që falë intepretimit intensiv, i mbështetur nga vetë melodia dhe nga ritmi i shtypur dhe i ëmbël në të njëjtën kohë, shndërrohet në një mesazh kolektiv dashurie, për respektin ndaj jetës dinjitetit, dhe kundër çdo forme të dhunës.
“Ndrysho yjet e tua, nëse e provon do t’ja dalësh. Dhe kujto që dashuria nuk godet kurrë në fytyrë. Biri im mendo se Burri që do të bëhesh nuk do të jetë më i madh se dashuria që do të dhurosh.”

A nuk mendoni që shqiptari i ri mund të aspirojë për një nga çmimet e jurisë, guxojmë të hipotizojmë për “Çmimin e Kritikës”. Ermal Meta ka lindur në Fier, mbush 36 vjeç në 20 prill. Në vitin 1994, kur ishte 13 vjeç, transferohet në Bari së bashku me familjen e tij, dhe në këtë vend gjeti mënyrën për të kultivuar krijimtarinë e tij artistike, që e bëri atë të vendosë të jetë kitarist i grupit “Ameba 4” në vitin 2006.
Në vitin 2007 themelon “ Uria e Kamilës”, duke u bërë drejtuesi i grupit, me të cilin mori pjese për herë të parë në Sanremo në vitin 2010 Në vitin 2012, i ndjekur nga shkrirja e grupit vendosi të nisë një karrierë solo, duke alternuar aktivitetin me artistë të ndryshëm si: Patti Pravo, Emma Marrone, Francesca Michielin, Chiara, Giusy Ferreri, Marco Mengoni, Francesco Renga.

Please follow and like us: