Në Himarë është derdhur uzoja lumë, është pjekur mish, kurse ambasadorja greke Eleni Sourani ka kërkuar vota për PBDNJ-në e Dules gjatë një meshe në gjuhën greke. Diplomatja e një vendi anëtar të Bashkimit Europian nuk mund të përfshihet në një skandal të këtillë. Ndërhyrja në jetën politike të brendshme të një vendi të pavarur, veçanërisht përfshirja në fushata elektorale apo lypja e votës janë krejtësisht të ndaluara nga konventat ndërkombëtare dhe statusi i diplomatit.

Ministria e Jashtme duhet të thërrasë ambasadoren e vendit fqinj dhe të kërkojë informacion për këtë ngjarje të rëndë. Në Greqi nuk lejohen kadetët shqiptarë apo fëmijët të bëjnë simbolin e shqiponjës, jo më t’i shkoj dikujt në mend të kërkojë vota për ndonjë forcë politike.

Pas meshës festa është organizuar në shëtitoren buzë detit të Himarës, ku mësohet që sponsor kryesor ka qenë Nikollaq Neranxi, i cili deri dje organizonte protestat e “pavarura” për garazhet që u binte plani i prishjes.

Neranxi ish-deputet i LSI-së duket kësaj here do të garojë me siglën e Vangjel Dules.