Albspirit

Media/News/Publishing

Forbes: Shqipëria, ndër 30 vendet që duhen vizituar në 2017

Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka renditur Shqipërinë si një ndër vendet më atraktive dhe më pak të shtrenjta për t’u vizituar gjatë vitit 2017.

Shqipëria renditet e 21 në 30 vende të marra gjithsej në studim, duke lënë pas kështu vende si vende në Meksikë, Kanada, Buenos Aires, Haiti, Greqi, Portugali, etj.

“Ky cep i harruar i Europës është një destinacion i mrekullueshëm që mund ta vizitosh me një buxhet shumë të ulët, në një kontinent tjetër turistik dhe të shtrenjtë”, shkruan “Forbes”.

“Forbes” fton lexuesit e saj të vizitojnë bukuritë e vijës bregdetare të Sarandës, qytetit malor mesjetar të Gjirokastrës dhe rrënojat romake të Butrintit.

“Me plazhe fantastike përgjatë vijës bregdetare, përfshirë këtu portin e peshkimit në Sarandë, Shqipëria u jep mundësinë vizitorëve të shijojnë ujërat e Mesdheut për çmime të zakonshme. Akomodimi fillon nga 5 dollar[ për person, udhëtimet për peshkim ose xhirot me varkë në ishujt e afërt kanë afërsisht të njëjtin çmim”, citohet në “ata” artikulli i revistës.

Ka gjithashtu disa vende historike mjaft interesante në të gjithë Shqipërinë në të cilat hyrja kushton 2 deri në 5 dollarë.

Nga qyteti malor mesjetar i Gjirokastrës në rrënojat romake në Butrint, ofrohet një anë krejt e ndryshme e Europës, e cila sygjeron “Forbes” duhet vizituar patjetër përpara se kjo zonë të jetë mbipopulluar.

Please follow and like us: