Albspirit

Media/News/Publishing

Librat e rinj, Mimoza Karagjozi Kore , Gjirokastra

Mimoza Karagjozi Kore
Gjirokastra
Vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik
Botimet: “Dudaj”
Çmimi: 1200 lekë

Monografia “Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik” hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në biblioteka e arkiva, për të zbuluar e parashtruar me dashuri dhe me realizëm veçori gjuhësore dhe etnologjike të vendlindjes së saj. Të gjitha këto e bëjnë këtë punim me interes si për studiuesit ashtu edhe për një rreth më të gjerë lexuesish që dëshirojnë të njohin më mirë mjedisin etnogjuhësor e kulturor të këtij qyteti, i cili zë një pozicion gjeografik, historik gjuhësor e kulturor të veçantë në hapësirën shqiptare”, shkruan prof. dr Seit Mancaku.

Please follow and like us: