Albspirit

Media/News/Publishing

Pentagoni e dënon fuqishëm testin raketor të Koresë së Veriut 

Pentagoni të hënën e ka dënuar ashpër testin e kryer nga Koreja Veriore të një rakete balistike, duke shtuar se SHBA është e përkushtuar që të mbroj vetën dhe aleatët si Japonia dhe Koreja Veriore, raporton Reuters.

“Ne jemi të aftë që të mbrohemi nga sulmet me raketa balistike të Koresë Veriore dhe ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe mundur kërcënimet ndaj nesh dhe territoreve aleate dhe qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Kapiten Jeff Davis.

Koreja e Veriut tha se ka testuar “me sukses” një raketë të re balistike, me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.

Please follow and like us: