Albspirit

Media/News/Publishing

Peskov: Ja kur do të takohen Putin-Trump

Takimi i bujshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump mund të zhvillohet në korrik.

Kështu ka deklaruar ditën e sotme zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se dy kreret e shteteve  kanë planifikuar të takohen personalisht në samitin e G20 në korrik.

Peskov theksoi se “nuk ka pasur asnjë marrëveshje të veçantë që kjo mbledhje të bëhet më herët”.

“Ne nuk kemi informacion specifik në lidhje me takimin e mundshëm ndërmjet Putinit dhe Trump deri më tani, ne nuk e kemi biseduar ende me datë. Duke supozuar se ekziston një samiti G20 në korrik të këtij viti, në një mënyrë apo tjetër presidentët do të takohen atje, por, siç e dini, kemi dëgjuar të flitet për mundësime  e një takim të mëparshëm. Deri më tani nuk ka asgjë të veçantë në këtë drejtim “, tha Peskov.

 Javën e kaluar, Putin tha se Ljubljana e Sllovenisë, do të ishte vendi i mundur për një takim të parë me Trump. Putin vuri në dukje se ai u takua edhe me ish-presidentin amerikan Barak Obama në kryeqytetin slloven.
Please follow and like us: