Albspirit

Media/News/Publishing

T’ia kursejmë historisë së Durrësit Dakon dhe Velën e betonit!

 Oerd Bylybashi
“Durrësi i ngjan Romës në miniature, nëse e pret vertikalisht është si një tortë e qytetërimit, do të shohësh të gjitha shtresat më të rëndësishme të historisë së Mesdheut në 2700 vitet e fundit. Roma është 2800 vjeçare, vetëm 100 vjet me e vjetër.

Ju nuk duhet t’ia keni zilinë askujt!

Ju nuk keni vetëm qytetërimin ilir, ju keni një thesar për kulturën botërore. Amfiteatri juaj është amfiteatri i tretë më i madh jashtë Italisë”. Këto ishin fjalët e një eksperteje italiane të cilat mi thoshte në 2003. Asaj i dhimbsej Durrësi po aq sa mua dhe çdo qytetari që i thotë vetes durrsak, por as asaj dhe as mua nuk na kishte shkuar mendja se arroganca dhe deliri politik i një kryetari bashkie që i sheh qytetarët si dele që nuk bzajnë, është më shkatërruese edhe se korrupsioni i babëzitur i atyre që thjesht japin leje ndërtimi për tu pasuruar.

Është mese e vërtete. Ne Durrës kemi qytetërimin e kolonëve helen qe e themeluan, iliret qe e banuan, romaket qe e pushtuan dhe e kthyen ne një nga qytetet me te mëdhenj te perandorisë te quajtur “Taverna e Adriatikut dhe nga ku nisen Via Egnatia qe bashkonte Romen me Bizantin, bizantinet qe ringriten muret te ngjashme me ato te Kostandinopojës për nga fortësia, normanet qe e pushtuan, venecianet qe e kthyen ne nje prej qendrave kryesore te Republikes se doxheve, princërit arbëresh qe e qeverisen ne mesjete, turqit qe e pushtuan ne 1501 dhe ia zvogëluan rëndësinë, arkitekturën e viteve 20-30 qe sheshi me stil arabesk i Dakos e zhduku nga memoria e durrsakeve dhe deri tek kompleksi pranë Torres Veneciane ku te gjithë e kemi një foto si kujtim nga fëmijëria. Vela e betonit nuk i duhet kësaj historie te jashtëzakonshme. Vetëm e shëmton dhe i vjedh paratë durrsakeve.

Sot Dako ka marre guximin qe te shkoje ne komision parlamentar për te justifikuar masakrën arkeologjike. Me siguri qe do tu kenë shkruar edhe fjalët me te cilat deputetet e qeverise do e mbështesin megalomaninë e tij për te hyre ne histori me nje banalitet betoni. Madje po përpiqen te thonë: “He mo, se rrënoja osmane janë”. Turp! Qytete te tjera me zor gjejnë një cope mur 200 vjeçar dhe e nxjerrin ne pah, ne paskemi luksin ti varrosim shtresat e historisë nen beton. Dhe ku pa, mu ne hyrjen e qytetit, aty ku vene këmben për here te pare turistet. Fakti qe po dalin kaq shume artefakte tregon se sa intensitet historik ka ai vend.

Imagjinoni se çdo te mund te behej me 6 milion dollarët e Veles se betonit për te nxjerre ne pah Amfiteatrin, farin antik pranë Bashkise qe është një nga faret me te njohur te Mesdheut, çfarë do te zbulohej ne sheshin e Bashkise apo pranë Torres, do te përfundohej Muzeu Arkeologjik. Kroçerat do te ndalonin ne Durrës per te vizituar këtë thesar historik, por as qe u shkon ne mend për Velen prej betoni. E gjithë kjo do te sillte para për durrsaket kurse Vela do t’i beje hije Torres. Torra Veneciane nuk ka nevoje për hije, Dako po deshi le te mbaje çadër!

Arkeologjia e Durrësit nuk është vetëm e durrsakeve, aq me pak e atyre qe votojne Dakon me lista zgjedhësish te importuar nga rrethet. Është PASURI KOMBETARE dhe e NJEREZIMIT. Ne nje vend normal do te zhvillohej edhe referendum për ta mbrojtur arkeologjinë e Durrësit. Por Dako ka Ramen qe i vret referendumet e qytetareve. Kujtoni referendumin e plehrave qe e ndaloi!

Arroganca po mbyt durrsaket si tymi i plehrave qe digjen ne Porto Romano dhe helmon ajrin e Durresit ndërkohë që kryebashkiaku shpenzon 6 milionë dollarët për beton. Sheshi është zgjidhja për votën qe nuk blihet. Me 18 shkurt, kujt i dhimbset Durrësi, i djathte, i majte me arsye qytetare apo pa parti, e ka nje vend ne shesh qe ta ndalim këtë maskarade te arrogancës se këtyre qe po na qeverisin!

#18shkurt

Please follow and like us: