Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet në Austri sozia e Adolf Hitler

Një sozi e Adolf Hitler arrestohet në Austri. BBC shkruan se 25-vjeçari ishte një adhurues i Hitlerit dhe e quante veten Harald Hitler. Ai mbante mustaqe të njëjta me të idhullit të tij dhe është parë duke bërë fotografi jashtë shtëpisë në Braunau am Inn ku u lind Adolf Hitler. Ai kishte pak kohë që ishte zhvendosur në këtë qytet.

Adolf Hitler u zhvendos nga Austria në Gjermani në vitin 1913. Zëdhënësi i policisë tha se nuk bëhet fjalë për një shaka apo një performancë arti.

“I riu ishte në dijeni të plotë të asaj që po bënte” – tha ai.

Të glorifikosh nazizmin është një krim në Austri. Tetorin e kaluar autoritetet austriake vendosën ta shëmbin shtëpinë e lindjes së Hitler për të shmangur mbledhjen aty të atyre që adhurojnë nazizmin.

Please follow and like us: