Albspirit

Media/News/Publishing

Bienalja e Mesdheut, vajza nga gruaja e Ramës përfaqëson Shqipërinë

Në Tiranë, më 4 deri në 9 Maj do të zhvillohet Bienalja e Mesdheut, e quajtur “Home: History, Conflict, Dream, Failure”.

Drejtori artistik i shfaqjes do të jetë Driant Zeneli me bashkëpunëtorët e tij —Jonida Turani për Artin e Aplikuar, Maja Ciric për Artin Pamor, Ala Group (Maria Rosa Sossai) për Krijim Letrar, Docufest (Eroll Bilibani) për Filmin, Ema Andrea për Performancën dhe Qendra Tulla (Alban Nimani dhe Rubin Breqo) për Muzikën.

Nga Shqipëria do të marrin pjesë 24 artistë, duo dhe grupe. Disa prej tyre janë të njohur në artin ndërkombëtar si Iva Lulashi, Sead Kazanxhiu, Remijon Pronja dhe Ledia Kostandini, ndërsa për artistët e tjerë ky do të jetë prezantimi i parë me publikun ndërkombëtarë.

Surprizë është paraqitja e Rea Xhillarit, vajza e bashkëshortes së Kryeministrit Rama. Xhillari ka qenë edhe më parë pjesë e orbitës kulturore të Ramës, si punonjëse e firmës së arkitekturës 51N4E. Xhillari, kohët e fundit, ka hapur edhe një kompani projektimi në Tiranë.

Bienalja e Mesdheut është e konceptuar si takim shumëdisiplinor ndërmjet artistëve të rinj nën moshën 30 vjeç nga vendet e Mesdhet/ Exit.al

Please follow and like us: