Albspirit

Media/News/Publishing

Monica Bellucci: I detyrohem gjithçka meshkujve!

“I detyrohem gjithçka burrave. Duhet t’u shtroj një tapet të kuq. Më keni dashur”. Kështu thotë Monica Bellucci në kopertinën e “Gq Italia” për muajin shkurt, aktorja 52-vjeçare e cilësuar si një seks simbol jo vetëm në kinemanë italiane, por edhe atë botërore.

“Lakuriqësia më ka pëlqyer gjithmonë. Trupi im? Ai i një gruaje të rritur, një gruaje që është pjekur, si dardhat. Mendoj se në moshën 52-vjeçare sensualiteti ndryshon, drejtohet në një tjetër sens. Kur je e re, drejtohesh nga impulset. Ndërsa tani duket sikur kam nevojë gjithmonë edhe për dashurinë”, shprehet aktorja.

Teksa flet për meshkujt 52-vjeçarja thotë se gjithmonë ka qenë e fejuar. “Që kur isha 14 vjeçe e deri më sot kam kaluar nga njeri mashkull tek tjetri, me periudha shumë të shkurtra beqare”, thotë Bellucci.

Please follow and like us: