Albspirit

Media/News/Publishing

Pakistani ndalon festimin e Shën Valentinit

Një gjykatë në Islamabad të Pakistanit ka ndaluar festimet për Shën Valentin, në të gjitha vendet publike në këtë shtet. Gjykata e Lartë e Islamabadit (IHC), ka urdhëruar që edhe mediat lokale të mos publikojnë asgjë që lidhet me këtë ditë. Majid Bhatti, jurist në këtë gjykatë, ka konfirmuar se vendimi vlen për gjithë Pakistanin. Shën Valentini raportohet se shkakton përçarje tek pakistanezët, ndërsa shumë prej tyre citojnë mësimet fetare. Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, vitin e kaluar urdhëroi njerëzit të mos e festonin Shën Valentinin, duke thënë se nuk është traditë myslimane, por është pjesë e traditës perëndimore.

Please follow and like us: