Albspirit

Media/News/Publishing

Basha me Forumin e Grave: 18 shkurti jo thjesht një protestë, por një lëvizje e re mbarëpopullore

-Kryedemokrati Basha takim me Lidhjen Demokratike të Gruas. “Si baba i dy vajzave e kuptoj ankthin e nënave shqiptare. Kemi një program konkret që ofron mbështetje dhe ndihmë. Zgjidhja kalon përmes vendimit të madh të 18 shkurtit”

-Doris Pack: Ndiej keqardhje për situatën aktuale në Shqipëri. Kanabisi nuk është gjë e mirë. Unë e di për cfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj, ju lutem mundohuni t’i mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo ti shtyjnë drejt punës me kanabis

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me Lidhjen Demokratike të Gruas në ambientet e Hotel International Tirana. E ftuar nderi ishte edhe presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane znj.Doris Pack. Kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas në Shqipëri, Albana Vokshi i bëri thirrje nënave, bijave dhe grave të bashkohen në një lëvizje të vetme për mbrojtjen e të drejtave të grave e çdo qytetari të braktisur nga kjo qeveri.
“200 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre. Shkak kryesor është papunësia dhe mungesa e shpresës në vendin e tyre, ndaj ne duhet të jemi bashkë në një lëvizje për mbrojtjen e të drejtave përkundrejt kësaj qeverie arrogante”, tha Vokshi.
Për Doris Pack vuajtja është legjitime dhe frika e prindërve për fëmijët e tyre e justifikuar.
“Sot kam ardhur këtu sepse po flasim për situatën e grave në Shqipëri dhe Europë dhe ndiej keqardhje për situatën aktuale në Shqipëri. Nëse kanabisi është tema më e diskutuar në këtë vend kjo nuk është gjë e mirë. Unë e di për çfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj ju lutem mundohuni ti mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo ti shtyjnë drejt punës me kanabis. Gratë duhet të përfshihen më shumë në politikë pasi shumë gjëra i kuptojnë më mirë se burrat dhe shkalla e papunësisë 40-50% është tepër e lartë”, tha Doris Pack.
doris pack_copy_1Kryetari i PD Lulzim Basha i ka ftuar gartw të bëhen pjesë e protestës së 18 shkurtit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një protestë të thjeshtë të opozitës.
Në fjalën e tij në këtë takim, Basha ka vënë në dukje se PD gëzon mbështetjen e Partive Popullore Europiane, që ka shumicën në Parlamentin Europian, që zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri të jenë të lira e të ndershme, një arsye më shumë kjo, sipas Bashës, për të marrë pjesë në protestën e së shtunës.
“Më 18 shkurt Shqipëria do të mblidhet në Tiranë. Shqiptarët do të bashkohen jo thjesht në një protestë të thirrur nga opozita, por për të lajmëruar krijimin e një lëvizjeje të re, mbarëpopullore për demokracinë shqiptare”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se, sot demokracia e Shqipërisë është marrë peng, ashtu sikurse ekonomia dhe shëndetësia, që kontrollohen, sipas tij, nga një grup oligarkësh.
Për kryedemokratin Basha gratë e këtij vendi mbajnë në kurriz një peshë të pabarabartë dhe të padrejtë çdo ditë.
lulzim basha, grate1“Si baba i dy vajzave e kuptoj ankthin e përditshëm të nënave shqiptare. Pasiguria i shtohet pamundësisë. Pasiguria ndaj shtetit i cili në vend t’i mbrojë, po i godet qytetarët me forcë dhe arrogancë. Çelësi i përparimit për Shqipërinë është lufta ndaj të keqes dhe shpërblimi i meritokracisë dhe vlerave. Vlerave me të cilat na keni rritur ju nëna shqiptare”, tha kreu i PD.
“Përparimi i vendit vjen përmes ekonomisë dhe ekonomia e vendit tonë do të lëvizë sërish, me taksat më të ulëta në Ballkan, taksa të cilat do të lejojnë hapjen e vendeve të reja të punës. Do të investojmë për studentët e rinj jo me propagandë, por me taksat e shqiptarëve”, tha Basha duke vijuar me një propozim për nënat shqiptare.
“Fëmijët e shqiptarëve do i heq nga rrugët, përmes mbështetjes financiare do të mundësojmë që edhe pas orarit mësimor, fëmijët të qëndrojnë në shkollë deri në orën 15:30 – 16:00 ku do të mund të ndjekin dhe kryejnë aktivitete kulturore sportive dhe artistike nën vëzhgimin e mësuesve”.
Për kryedemokratin Lulzim Basha, konsultimi dhe parashikueshmëria e vendimmarrjes do të jenë rregulli i qeverisjes së re.
Por më parë duhet të marrim një vendim më 18 shkurt në Tiranë – tha Basha – dhe në ballë të saj do të jetë rinia, por jam i sigurt që edhe gjithë nënat dhe bijat shqiptare do të prijnë lëvizjen mbarëpopullore të 18 shkurtit.

Please follow and like us: