Albspirit

Media/News/Publishing

Nga kush u emërua biznesmenia Vilma Nushi anëtare e INSTAT?

 

Vilma Nushi është njëra prej grave më të fuqishme në fushën e  biznesit në Shqipëri por emri i saj ka qënë thuajse i panjohur derisa u bë pjesë e partisë në pushtet, PS.

Opozita e përmendi emrin e saj për tenderin e fituar nga njëra prej kompanive të drejtuara prej saj për kontrollin e detyruar mjekësor (check up) me vlerën fillestare të 5.4 milion euro.

E njohur fillimisht, në rrethet e biznesit për aktivitetin në fushën e marketing- distribution që prej vitit 2014, Nushi nis aktivitetin dhe në fushën e farmaceutikës. Por së fundmi, sipas një dokumenti emri i saj shfaqet dhe në listën elektronike të zyrtarëve të Kryeministrisë që kanë bërë formularin e vetëdeklarimit dekriminalizimin dhe verifikimin e integritetit të figurës.

Interesimit zyrtarë të Kryeministrisë iu përgjigjën se Nushi është anëtare e bordit të Institutit të Statistikave. Kjo duket qartë dhe në faqen online të INSTAT ku emri i saj është në listën e anëtarëve të këshillit të statistikave.

Këtë e sqaron me anë të një e-maili dhe drejtuesja e këtij institucioni, Delina Ibrahimaj e cila konfirmon se zonja Nushi është anëtare bordi me vendim të Këshillit të Ministrave që prej tetorit të vitit 2013 e në vazhdim.

Deri këtu duket se çdo procedurë e ndjekur rezulton formalisht në rregull dhe pjesëmarrja e saj në këtë bord është si pjesë e botës së biznesit. Por në një vështrim pak më të detajuar, pyetja që lind është:

Pse një fituese e koncesioneve të qeverisë duhet të ketë një post honorifik në këtë bord?

A ka lidhje apo dhe më tej konflikt interesi fakti që tenderat më të përfolur në shëndetësi kanë lidhje të drejtpërdrejtë me numrin dhe llogaritjen e moshës së popullsisë që duhet të bëjë check up?

Please follow and like us: