Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani “shpërthen” kundër Ramës: Më ka sulmuar dhunshëm!

Kreu i shtetit Bujar Nishani sot se kryeministri Rama e ka sulmuar dhunshëm institucionin e Presidentit të Republikës. Duke folur në një intervistë për portalin e Edison Ypit, Nishani tregon se sulmi i Ramës ka qenë sistematik dhe daton që me heqjen e fotos së tij nga zyrat shtetërore.

Marrëdhëniet Tuaja me Kryeministrin Edi Rama kanë pasur në këto vite karakter dukshëm konfliktual. Ka qënë dhe është diçka e pazararshme, thjesht një prekje reciproke në sedër, pra diçka që nuk e ka kapërcyer një ping-pong verbal me jush, apo më keq se kaq?

“Nuk ka qenë konflikt. Ka qenë një atak i dhunshëm, i egër, i paqytetëruar i Kryeministrit ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës. E para herë në historinë e shtetit tonë që ndodh në këtë masë dhe në këtë formë kaq të paramenduar, të organizuar dhe sistematike. Institucioni i Presidentit nuk ka patur kurrë qëllim, as arsye, as mekanizma, për të bërë sulme ndaj qeverisë apo Kryeministrit. Përkundër, ka qenë pareshtur nën sulmin dhe goditjet publike të tyre. Dita e parë dhe gjesti i parë i Kryeministrit ishte heqja e fotos së Presidentit nga protokolli i Shtetit Shqiptar. Nuk ishte thjesht një akt që dhunonte Kushtetutën e vendit, por edhe fillimi i zbatimit të një sjelljeje institucionale që do të pasonte të gjitha vitet më pas me një qëllim të vetëm: Delegjitimitetin e Institucionit të Presidentit të Republikës. Për këtë u angazhua i gjithë pushteti, të gjitha mekanizmat e pushtetit dhe të gjithë aleatët e mundshëm të Kryeministrit. Megjithatë arritëm ta ruajmë të pastër dhe të paprekur dinjitetin, integritetin, imazhin e Institucionit dhe të shtetit”, eshte shprehur presidenti.

Please follow and like us: