Albspirit

Media/News/Publishing

Video-Skandali/ Shthurje, shfrenim dhe degjenerim nga Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank

Në një video të festës së Raiffeisen Bank në Shqipëri dallohet qartë shthurja e një nga personave më të rëndësishëm të kësaj banke të rëndësishme në vendin tonë, CEO i saj Kristian Kanakaris.

Në sfond të pamjeve transmetohet filmi “Wolf of Wall Street” një nga xhirimet e Hollywoodit ku flitet për mashtrime dhe abuzivizëm në Financë.

Në fund, personazhi kryesor në këtë film bëhet i varur nga droga, por problemi nuk është këtu. Nëse shikoni me kujdes videon, CEO i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Kristian Kanakaris, godet në prapanicë një nga personazhet që ndodhet në skenë.

Një shfrenim i pandalshëm ku kërcet, shpërthen shampanja, goditja e prapanicave dhe në sfond shfaqet droga e filmit të famshëm “Wolf of Wall Street”.

Ky duket të jetë një skandal dhe vështirë se dikush mund ta mbrojë Ceo-n Kristian Kanakaris në Vjenë.

Një festë e “çmendur”, ku një nga bankat kryesore në Shqipëri shfaq drogën në sfond, ku CEO godet në prapanicë një person në skenë.

A mund të jetë ky CEO i bankës kryesore në vend ?

Jeta e tij është private, por gjithçka shihet është një shfaqe e shëmtuar që bëhet në një festë me stafin dhe zyrtarisht nga Raiffesen Bank

Një shfrenim thuajse në “orgji” në skenën ku Kanakaris nuk dihet nëse është i dehur nga alkooli apo nga diçka tjetër. Nga ajo që duket është një skandal për Raiffaisen Bank në Shqipëri.

Në videon e siguruar nga CityNews duket qartë festa e shfrenuar, por CEO e Raiffeisen Bank në Shqipëri harron që është drejtues i një institucioni të rëndësishëm dhe sillet në skenë si të ishte këngëtar i tallavasë, ndërsa në sfondin e festës shfaqet edhe një pjesë me drogë nga filmi i “Wolf of Wall Street.

Nga ana tjetër, CEO Chris Kanakaris derdh shampanjë dhe godet femrat në prapanicë./CityNews

 

Please follow and like us: