Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada amerikane lehtëson procedurat për vizat

Ambasada Amerikane ka lajmëruar se do të ketë lehtësim procedurash për të gjithë ata që duan të ikin në Amerikë me anë të vizës, pasi nuk është i nevojshëm përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dokumentet mbi ushtrinë për intervistën për vizë emigruese.

Sa bukur është të jesh në Tiranën plot diell ndërsa moti po ngrohet! Eh, është e këndshme për mua… por Kennyt të shkretë i mungon shoqja e re nga Gjirokastra– Tessi! I kam premtuar Kennyt që ne do ta vizitojmë atë shumë shpejt.

Këshilla për ju mbi vizat këtë javë: nuk është i nevojshëm përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dokumentet mbi ushtrinë për intervistën për vizë emigruese. Gjeni më shumë informacion këtu: http://go.usa.gov/WthA. Paçi një javë të këndshme!“,-shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Please follow and like us: