Albspirit

Media/News/Publishing

Majlinda Bregu: Ambasadorët e huaj përfshihen shumë në çështjet tona, s’kemi besim mes nesh

 

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu gjatë ditës së sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Zëri i Amerikës”, ku ka folur në lidhje me akuzat e fundit ndaj ambasadorit Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.

Bregu thotë se Lu dhe Vlahutin janë përfshirë në proceset e reforma, pasi i ka lejuar klasa politike për shkak të mosbesimit që ka mes vetë saj.

Sa për akuzat, ajo shprehet se nuk u beson historive me diversantë që i duan të keqen Shqipërisë.

“Unë mendoj se ambasadorët e huaj janë shumë të përfshirë në çështjet tona se i kemi lënë ne, pasi kemi dyshime tek njeri-tjetri dhe mungesë konsensusi.

Kjo i lë vend edhe hapësirë atyre. I kemi konsideruar gjithnjë si ndërmjetës për të na bërë të flasim me njëri-tjetrin.

Pastaj këto filmat me diversantë dhe që na duan të keqen nuk i besoj”,-tha Bregu.

Please follow and like us: