Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Edi Rama  e ka konsideruar këtë ditë si ditë të bekuar për shqiptarët, serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës.

Rama ka uruar të gjithë qytetarëve përvjetorin e pavarësisë, duke thënë se është një përvjetor me një peshë të jashtëzakonshme pasi ende janë të freskëta kujtimet e së kaluarës.

Gjithashtu Rama ka uruar kthimin sa më parë në shtëpi të Ramush Haradinajt, duke thënë se pa praninë e tij, kjo ditë ka një mungesë.

“Kjo mungesë e tij është reflektim për të gjithë se sa shumë duhet për t’u bërë në funksion jo të Kosovës por të gjithë të tjerëve me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,tha Rama.