Albspirit

Media/News/Publishing

Andis Harasani: Protesta e PD e vonuar, nesër të gjithë në shesh!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, e ka quajtur protestën e nesërme të opozitës një lajm të mirë, duke shtuar se është një hap i vonuar. Harasani shkruan se do mirëkuptonte çdo njeri që punon në shtet që nuk do dalë në shesh nesër, por nuk do kuptonte dot këto tjetër që do mungonte. Për këtë, ish-deputeti rendit një sërë arsyesh me të cilat pretendon se askush nuk është dakord.

Ja reagimi i plotë:

Per protesten e 18 Shkurtit.
Eshte gjithnje lajm i mire kur degjon per proteste te opozites. Kushdo qeveri, dhe ajo me e mira, ka nevoje per opoziten qe te permiresoje punen e saj, te zgjohet nga rehatia e pushtetit.
Por ne Shqiperi eshte me shume se thjesht nje lajm i mire. Eshte nje hap i vonuar.
Do mirekuptoja kedo qe punon ne shtet te mos ishte ne shesh ne date 18, por nuk do e kuptoja dot kedo tjeter qe do mungonte. Sepse s’besoj se eshte njeri dakort me:
Rritjen e borxhit publik, rritjen e cmimeve, cmimi i naftes nga me te lartet ne bote.
Qyteteve qe u mbyllet fryma me ndertime te reja dhe u derdhet e beton e lyhen me ngjyra si te jene plaka qe u bejne make up.
Rruget qe prishen cdo dite ose fillojne cdo 6 muaj si rruga e arbrit. Te shohin ne krye te bordit te instat ate qe gjithe jeten u ka shitur cigare e alkol ndersa sot u afron check up falas. Me palmat qe mbillen vend e pa vend e hiqen si te jene komca pantallonash. Me kryeredaktore gazetash e deri ne gazetare kulture qe hiqen nga puna
Me politikane qe jane dakort ta shkelin te huajte kushtetutën. Me tonaleta droge qe kapen cdo dite kudo. Me kazino e pika bastesh qe aksioni fundi i marrezise i ktheu ne eren e dashurisë. Me spitale ku ndrrohen perdet ne zyren e drejtoreshes por jo carcafet e te semureve, me ilace qe u ndrrohet data e skadences
Me vepra arkeologjike qe varrosen per te vene ne vend endrrat e gjumit te drekës. E lista ska te sosur! Por dhe sikur 5 vete te jene ne shesh, prape asgje te keqe nuk ka. Ne nuk jemi rumune. Skemi qene kurre. Por ama askush sduhet te ndihet keq se pse nuk kishte me shume ne shesh. Do kete neser, pasneser. Eshte fillimi!

Please follow and like us: