Albspirit

Media/News/Publishing

Miqtë e fuqishëm të Edi Ramës, një karrierë që po mbështetet me çdo çmim

Përplasjet e fundit mes Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, vijojnë të tërheqin vëmendjen mediatike në botë. Pas ‘Washington Times’ që u cilësua si gazetë e dorës së dytë, sot një hapësirë kësaj përballjeje i lë edhe gazeta ‘New Europe’, e cila publikohet në Bruksel. Gazeta është e njohur dhe ajo e ka trajtuar situatën në Shqipëri në kontekstin e një korrupsioni që po konvertohet në ndihmë politike për Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Jo pa domethëie është fakti se shkrimi me titull: Aleatët e fuqishëm të Edi Ramës, është publikuar në rubrikën “Kassandra” e cila trajton keqadministrimin e fondeve të BE-së. Gazeta u referohet artikujve të ‘WTimes’ dhe ‘Huffington Post’ duke cilësuar se ka një “përpjekje të përqendruar në Shqipëri, nga interesa të caktuara për të mbështetur kryeministrin aktual Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme të qershorit 2017”. Duke përshkruar situatën në vend, përballjet për reformën në drejtësi, rolin e Fondacionit Shoqëria e Hapur, artikulli shtron një çështje me karakter të pastër opozitar në Shqipëri:

Është e çuditshme sesi ambasdadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin, kanë heshtur për kultivimin e drogës, trafikun dhe korrupsionin

Nga kjo akuzë kalohet mandej në një sulm që zbardh disa aspekte.

Nuk është sekret që bashkëshorti i Vlahutin është në bordin e Soros në Bosnje ndërkohë që ka qenë aktiv në fushatë kundër Donald Trump…Disa diplomatë të huaj në Tiranë duke folur në kushte anonimati për ne shprehin pakënaqësi për mungesën e transparencës në menxhimin e fondeve të BE-së nga Vlahutin

Këtë nënvizon gazeta e cila duket se i shtohet vargut të mediave ndërkombëtare që po godasin praktikat e qeverisë shqiptare, drejtuesi i së cilës po asistohet thuajse në mënyrë të pakushtëzuar në ecurinë e karrierës së tij, por jo në përmirësimin e gjendjes në Shqipëri.

https://www.neweurope.eu/article/powerful-allies-edi-rama/

Please follow and like us: