Albspirit

Media/News/Publishing

New York Times: A ka ardhur koha për të verifikuar shëndetin mendor të presidentit Trump?

Donald Trump me siguri që do të mbahet mend në histori si një prej presidentëve më të paparashikueshëm në historinë e SHBA me qëndrimet dhe deklaratat e tij. Ai ja ka arritur që së paku të thyejë një rekord: është presidenti që hyn në Shtëpinë Bardhë me mbështetjen më të ulët historike. Pas deklaratave të tij mjaft të debatueshme, shumë psikologë dhe specialistë kanë nisur të analizojnë sjelljet e tij, duke ngritur dyshimet për probleme mendore nga ana e presidentit

Së fundi Ted Lieu, një demokrat nga Kalifornia shkoi edhe më larg kur tha sedo ndërmarrë një iniciativë ligjore që një psikiatër të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Shumë ekspertë të shëndetit mendor kanë analizuar më herët sjelljen e Trump. Në dhjetor tre profesionistë përgatitën një artikull në Huffington Post ku e përshkruanin Trump si “personazh që vuan nga impulsiviteti, ideja e madhështisë, ndjeshmëria negative ndaj kritikave”, duke e cilësuar përfundimisht si të paqëndrueshëm mendërisht.

Ndëkorhë në një tjetër analizë të një eksperti në muajin Janar në “World Report”, arrihej në konkluzionin se Trump vuan nga Narcizmi malinjë që karakterizohet nga sjelljet antisociale.
35 psikiatër i dërguan një letër redaksisë së Neë York Times ku ata shprehnin shqetësimin e tyre për fatin e vendit nën drejtimin e Trump.

“Ne besojmë se paqëndrueshmëria e rëndë emocionale tregohet nga të folurit dhe veprimet e zotit Trump që e bën atë të paaftë për të shërbyer në mënyrë të sigurtë si president”, thuhej mes të tjerash.

Por gjithsesi, në analizën e New York Times ku renditen të gjitha analizat e bëra ndaj Trump theksohen edhe disa arsye pse përpjakja për ta diagnositukuar Trump të paaftë për të shërbyer është e gabuar.

Të gjithë ekspertët kanë bindjet e tyre politike. Sipas analizës së NYT ata mund të përdorin njohuritë e tyre shkencore për përfitime politike.
Në vitin 1964 kandidati presidencial Barry Goldëater u cilësua nga Shoqata e Psikiatërve “megaloman” e “paranojak”, edhe pse kurrë ata nuk kishin kryer një ekzaminim. Pak kohë më vonë ai bëri një padi ku doli fitues.

Po ashtu, publikimi i të tilla analizave mendore do të ishte jo-etike nëse nuk ka aprovim nga ana e personit në fjalë. Gjithsesi, ajo që mund të themi është se Trump nuk është i pari për të cilin dyshohen probleme mendore. Në disa presidentë të mëparshëm janë vërejtur shenja të çrregullimeve të ndryshme. Roosvelt ishte doshta bipolar. Ulysses S. Grant ishte i lakoolizuar dhe Lincoln kishte depresion të rëndë.

Sipas një studimi të bazuar në biografitë e tyre, 18 nga 37 presidentët e parë të SHBA-së kanë vuajtur nga të paktën një çrregullim psikiatrik në jetën e tyre: 24 % nga depresioni, 8 % nga ankthi, 8 % nga çrregullimi i biolaritetit dhe 8 % nga varësia ndaj alkoolit. 10 prej këtyre presidentëve kanë shfaqur shenja të sëmundjeve mendore teksa ata ishin ende në detyrë.

Please follow and like us: