Albspirit

Media/News/Publishing

Një milion njerëz jetojnë në bunkerë bërthamore nëntokësore

Nën rrugët e Pekinit, njerëzit jetojnë në një univers të nëndheshëm të ndërtuar gjatë epokës së Luftës së Ftohtë. Në vitet ’60 dhe në fund të viteve 70, duke parashikuar shkatërrimin bërthamor nga Lufta e Ftohtë, udhëheqësi Mao urdhëroi qytet kineze të ndërtonin apartamente dhe  strehime të cilët mund t’i rezistojnë shpërthimit të një bombe bërthamore. Vetëm në Pekin, janë ndërtuar menjëherë rreth 10.000 bunkerë. Por, kur Kina hapi dyert e saj për botën e gjerë në fillim të viteve ’80, departamenti i mbrojtjes së Pekinit shfrytëzoi rastin për t’i dhënë me qira e strehimet për pronarë privatë, të etur për të përfituar sa më shumë nga konvertimi i ndan ato në njësi të vogla të banimi. Kur bie nata, më shumë se një milion njerëz kryesisht punëtorëve migrantë dhe nxënës nga zonat rurale, zhduken nga rrugët plot jetë të Pekinit në universin nëntokësor, pak i njohur në botën e mësipërme. I hipnotizuar nga fenomeni, fotografi italian Antonio Faccilongo mbërriti në Pekin në dhjetor të vitit 2015 për ta dokumentuar atë. Edhe pse bunkerët nuk janë të vështirë për tu gjetur, ata janë të vendosura në pothuajse të gjitha pjesët e aksesit me qytetin. Duket se Faccilongo shkoi kudo, një roje i sigurisë së lagjes e ktheu mbrapa, duke i thënë se një ligj ndalon të huajt të hyjnë në qendra të tilla bërthamore. U trondit, ai paraqiti një kërkesë zyrtare në zyrat lokale, kërkesë e cila iu refuzua. Së fundi, Faccilongo përfitoi kur rojet ishin për pushim dreke. Por edhe pasi Faccilongo arriti të hyjë, ai gjeti shumë banorë dyshues, në disa raste i zënë ngushtë duke i fotografuar. “Kam takuar rreth 150 njerëz, dhe vetëm 50 më dhanë leje për ti fotografuar ata”, thotë Faccilongo. “Disa prej tyre ishin të frikësuar për shkak se ata i kishin thanë familjarëve të tyre që ata kanë punë të mira dhe të jetojnë në apartamente të mira”. Kushtet e jetesës në bunkerë janë me të vërtetë të ashpëra. Edhe pse ata ishin ndërtuar me energji elektrike, hidraulike dhe sisteme kanalizimi në mënyrë që njerëzit të strehoheshin aty për muaj në kohë lufte, por mungesa e ventilimit të duhur bënte që ajri të jetë i ndenjur dhe me myk. Banorët ndajnë kuzhinat dhe VC-t që shpesh janë johigjienik. Ligjet vendore kërkojnë një hapësirë minimale të jetese prej 4 metra katrorë për qiramarrësit, të cilat, në shumë raste, injorohen. Në një nga fotografitë Faccilongo ka fotorgafuar 4-vjeçaren Jing Jing, e cila jeton me gjyshen, babai dhe vëllai i vogël në një dhomë të vogël mund të përshtatet vetëm një krevat. Shtëpia e tyre është ngjitur me një hapësirë më të madhe që përdoret si parking për motorrë. “Kjo është një nga vendet më të varfëra në të cilët kam shkuar”, thotë Faccilongo. Në vitin 2010, pronarët u përballën me çështjet e neglizhencës dhe rreziqet e sigurisë, Pekini ndaloi  strehimoret për përdorim banimi, por përpjekjet për pastrimit të tyre kanë qenë të vështira dhe të pafrutshme deri tani. Gjatë dekadave të fundit, Pekini ka dëshmuar çmimet e larta të shtëpive. Mesatarisht, një metër katror (10.8 këmbë katrore) të pasurive të patundshme për banesë kushton $ 5.820, duke e bërë atë qytetin e tretë më të shtrenjtë në botë për të jetuar. Megjithatë miliona njerëz kanë emigruar nga zonat rurale të kryeqytetit në kërkim të mundësive më të mira. Por Hukou, sistemi i vjetëruar i regjistrimit shtëpiak, lidh përfitimet e mirëqenies së një individi me vendet e tyre të origjinës. Duke pasur lidhje të kufizuara, strehimi me çmim më të arsyeshëm të mundshëm për punëtorët emigrantë ngelen strehimet bërthamore. Faccilongo thotë se një njësi e vogël mund të shkojnë 40 $ në muaj, dhe më të mëdhat, dhoma konvikti për 10 njerëz mund të të  ofrohet për $ 20 në muaj. Shumica e banorëve aspirojnë të rinjtë të besojnë se banesa nën tokë është vetëm një fazë kalimtare e jetës së tyre derisa ata të fitojnë mjetet financiare për një dhomë me dritare dhe ku mund të ketë rreze  dielli. Një tjetër fenomen i viteve të fundit ka qenë shëndërrimi i strehimeve bosh në qendra komunitare. Faccilongo ka hasur  hapësira të shndërruara në një dhomë ngrënie, në e bilardo, karaoke ose në shkollë kaligrafie. Këto qendra i ofrojnë banorëve që jetojnë në një xhungël konkrete të Pekinit një mundësi që të shoqërohen me të gjithë klasat shoqërore. Ose siç thotë Faccilongo: Bunkerët janë bërë një forcë bashkuese në shoqëri, ku “si të varfër dhe të pasur” të gjeni shtëpi.

Please follow and like us: