Albspirit

Media/News/Publishing

ONM fut në “sherr” PS-LSI/ Bushati i përgjigjet Vasilit: Kemi nevojë për ndërkombëtarët

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli nga qyteti i Shkodrës për reformën në drejtësi. Bushati tha se me këtë reformë ndërtojmë një kulturë politike larg blloqeve të çimentuara.

Ndër të tjera, ministri u shpreh se po kërkojnë ta portretizojnë reformën në drejtësi si cenim të sovranitetit. Ai iu përgjigj ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, i cili e ka konsideruar si antikushtetuese Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Besoj se kjo reformë është konkretizim i përgjegjësive kolektive. Me reformën në drejtësi ndërtojmë një kulturë politike larg blloqeve të çimentuara. Nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë. Kërkojnë ta portretizojnë reformën në drejtësi si cenim të sovranitetit. Kërkojnë ta portretizojnë reformën si ndërhyrje e të huajve në punët tona. Kemi nevojë për ndihmën dhe ekspertizën ndërkombëtare”, tha Bushati.

Bushati i bëri këto deklarata gjatë takimi me forumet e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, duke theksuar se nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa mburojë e së drejtësi dhe se një shoqëri e zhvilluar bazohet vendimin në sundimin e drejtësisë

Please follow and like us: