Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Të mbrosh vendin tënd nga qeveria është patriotizmi më i madh. Do rreshtosh dhjetë arsye, njëmijë e dhjetë do shtoj pse duhet protestuar

Tek ne akumulohet dhimbshëm revolta, se jemi bërë qarës në grup e reagues te vetmuar. Na mblidhet e krruspullohet në gjoks mllefi, pakënaqësia pa u çliruar bashkarisht dhe kur vjen e kalon ora për t’u rebeluar kujtohemi të filozofojmë për arsyet. E tjerrim, e përligjim duke rreshtuar arsye, e ironizojmë duke i gjetur të tjera më të padenja

Protesta duhej të qe gjendja jonë natyrore, veprimi i parë në zgjim e i fundit para kotjes.
Çfarë ndodh në këtë vend, çfarë pistë paradoksalisht prodhon kjo hapësirë me det e diell, është teorikisht e praktikisht terreni më pjellor për të mbjellë shpirtin e protestës.
Motivin nuk e mban dot një parti, një datë, një editorial a një media. As ata që të cingërijnë nervat me shpërblime 100 dollarëshe për të kundërtën.
Të motivon ai tjetri si ti, ajo revoltë e përbashkët, nevoja për t’u dëgjuar edhe me pahir, kur s’duan ndryshe, të motivon e drejta jote për të mos u bindur verbërisht. Sado të jetë ai numër e ata zëra. Zhurma relativizohet nga heshtja që i paraprin. Dimë të rrimë aq urtë e të bindur sa na kanë harruar zërin me breza.
Kjo është e vetmja filozofi.
Dhe…ky është problemi ynë, i thellë e i cekët, ngado t’ja nisësh: Kemi harruar të mos bindemi!

Please follow and like us: