Albspirit

Media/News/Publishing

Mark Zuckerberg ngre shqetësimin e lajmeve të rreme dhe efektet e tyre negative

Mark Zuckerberg ka bërë të ditur shqetësimet e tij të mëdha lidhur me efektet negative që po përhap globalizimi. Në një intervistë për BBC, themeluesi i Facebook ka thënë se lajmet e rreme kanë polarizuar pikëpamjet dhe kanë dëmtuar “mirëkuptimin e përbashkët”. Ai tha se njerëzit kanë mbetur mbrapa nga rritja globale duke shkaktuar rritjen e kërkesës për tu tërhequr nga “bota e lidhur virtuale”. Në një thirrje për veprim, ai tha se njerëzit nuk duhet të rrinë të mërzitur por të veprojnë për të ndërtuar infrastruktura sociale. “Kur krijova Facebook, misioni i lidhjes së botës nuk ishte i diskutueshëm”, ka thënë ai. “Çdo vit bota u bë më e afërt, ndërsa tani ky vizion është bërë i diskutueshëm”, përfundon ai për këtë temë.

Please follow and like us: