Albspirit

Media/News/Publishing

A po rrezikohen komisionet e Vettingut?

Nga 29 kandidatët e filtruar për komisionet e Vettingut, tre prej tyre kanë qenë ose janë në ndjekje penale! Nuk e di a i ka parë OMN..!- ky është statusi i sotëm i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani lidhur me përzgjedhjen e emrave të komisioneve të vettingut.

Lista e 29 kandidatëve ështe bërë mbrëmë publike në faqen e Avokatit të popullit. Por burime të Opinion.al pranë Prokurorisë thonë se në listën e publikuar mbrëmë janë të paktën 3 persona që nuk plotësojnë kushtet pasi ndaj tyre ka patur ose ka ndjekje penale.

Bëhet fjalë për kandidaturat e Klara Mullaraj, ndaj të cilës ka nje proces si bashkëpunëtore me ish drejtorin e policisë bashkiake Zyhdi Dajti, Olsi Komici ndjekje penale per një ceshtje si funksionar në komisionin e kthimit të pronave dhe Rezarta Tahiraj, pedagoge në Universitrtin e Elbasanit ndaj së ciles është mbyllur një hetim per korrupsion.

Por neni 5 i ligjit për vettingun percakton qartë se personat e përzgjedhur për komisionet e vettingut :d) ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose të mos ketë qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Nuk është ende e qartë se si do të procedohet me këto emra dhe se si do të funksionojë përzgjedhja kur afatet për komisionet po i afrohen limiteve te tyre.

Please follow and like us: