Albspirit

Media/News/Publishing

Ardit Gjebrea, këngëtar, kantautor, producent dhe prezantues shqiptar

Ardit Gjebrea është një këngëtar, kantautor, producent, prezantues shqiptar nga Shqipëria. Ka lindur më 7 qershor1963. Ai është udhëheqës i spektaklit të mirënjohur muzikor në Shqipëri, ‘Kënga Magjike‘. Ardit Gjebrea është një këngëtar, kantautor, producent, prezantues shqiptar nga Shqipëria.

Për herë të parë Ardit Gjebrea këndon në skenë në moshën 5 vjeçare. Më pas vijon të këndojë në festivalet e Fëmijëve ku nga ato vite ai kujtohet për këngët “I ëmbël zëri i gjyshes” “Kur këndoj për ty moj nënë” etj. Ende fëmijë ai shfaqet në skenë si këngautor me këngën “Balladë për pionierin dëshmor” e më pas ai do të këndojë këngët e veta. Dalja e parë e rëndësishme e tij në skenë si krijues dhe interpretues mban datën 17 dhjetor 1991 në Festivalin e RTSH-së ku fiton çmim të parë me këngën “Jon”. Në dhjetor të vitit 1995 ai fiton përsëri çmim të parë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Eja”. Me këngët e albumeve të tij, ai fillon të këndojë në shumë veprimtari dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Ardit Gjebrea numëron më shumë se 250 koncerte si këngautor.

Emri i tij është brohoritur pothuaj në të gjitha stadiumet, sheshet apo pallatet e sportit nëpër qytetet e Shqipërisë që nga viti 1994 e deri sot. Koncertet e tij kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut dëshmitar dhe të nesërmen e çdo shfaqje të tij media e ka vleresuar si “mbreti i popit” “stuhia Gjebrea” “entuziazmi që shkakton një mit” etj, etj. Mbresëlënëse janë dhe koncertet e tij në Kosovë.

Jashtë vendit ka dhënë koncerte të mirëpritura në: Londër – Angli New York, Chikago, Palm Springs, Detroit – SH.B.A. Toronto – Kanada Brashov – Rumani Selanik – Greqi Damask – Siri Stamboll – Turqi Zyrih – Zvicër Riga – Letoni Romë, Torino, Kozenca, Avelino – Itali Bruksel – Belgjikë Youngcheng, Hong Kong – Kinë

Karriera e tij është e lidhur me televizionin pasi ai jo vetëm ka drejtuar programe të rëndësishme televizive si ‘TeleBingo’, ‘Miss & Mister Albania’, por është edhe producent i projektit shumëvjeçar ‘Kënga Magjike’. Së fundmi ai është i pranishëm në ekranet e shqiptarëve me programin ‘E diela shqiptare’ një emision argëtues i së dielës.

Please follow and like us: