Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Mbështetja e ndërkombëtarëve në rritje çdo moment 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim në çadrën e vendosur para Kryeministrisë, ku kryefjala ka qenë mbështetja gjithnjë e më e madhe që kjo protestë po merr nga ndërkombëtarët.

Sipas Bashës, mbështetja ndërkombëtare për protestën e opozitës po rritet nga momenti në moment. Ai e quajti çadrën e mbushur me protestues një hapësirë lirie dhe demokracie, dhe akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka ngritur fasada për të mbuluar rrëmujën, kaosin dhe varfërinë që ka pushtuar vendin.

Basha e cilësoi protestën e djeshme si vrasje të frikës, dhe se fitorja nuk do të jetë e tija, por e çdo shqiptari. Gjithashtu kreu i opozitës i mëshoi kauzës për të cilën u ngrit dhe kjo protestë, zgjedhjeve të lira e të ndershme, të cilat sipas Bashës nuk mund të zhvillohen pa largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

Please follow and like us: