Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa u nderua me një tjetër çmim në botën e muzikës

 

Ajo u shpall “Artistja më e mirë e re” në ndarjen e çmimeve nga “VO5 NME Awards”.

Në një postim sot në rrjetin social Facebook, Dua shkruan “Përtej mirënjohës! Faleminderit pambarimisht për më të mirën e re çmimin artisti NME”.

Edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Dua Lipa tha se është shumë e lumtur çmimin.

“Faleminderit shumë. Ju falënderoj të gjithëve që votuan për mua, fansat e mi. Dua të falënderoj ekipin tim menaxhues dhe të gjithë juve për punën e madhe, agjentin tim, familjen dhe miqtë. Faleminderit shumë NME për këtë, kjo është gjithçka për mua”, u shpreh Dua.

Këngëtarja gjithashtu është nominuar për çmimin “Best British Female Artist”. E shndërruar në një nga artistet e reja më të preferuara në tregun e muzikës botërore, Dua Lipa po shijon suksesin e dy projekteve të fundit muzikore, “No lie” një bashkëpunim me Sean Paul dhe   “Scared to be lonely”, me Martin Garrix.

Please follow and like us: