Albspirit

Media/News/Publishing

Jëlldërëm: Përmbushja e pritshmërive nga Amerika hap faqe për marrëdhënie të reja

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mori pjesë në Konferencën e 53-të të Sigurisë së Mynihut (MSC).

 

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mori pjesë në Konferencën e 53-të të Sigurisë së Mynihut (MSC).

Kryeministri Jëlldërëm në Mynih (MSC) u takua me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Zv/Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, Kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic, Kryetarin e Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber dhe Presidentin e Afganistanit Gani Ahmedzai.

Kryeministri Jëlldërëm në takimin me Merkel ftoi Gjermaninë të marrë pjesë në operacionin e Rakka-s.

Në takimin e Kryeministrit turk me Zv/Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe me Amerikën dhe marrëdhëniet ushtarake dhe të sigurisë në kuadër të NATO. Gjithashtu u qëndrua edhe mbi rëndësinë e unitetit të mendimit dhe lëvizjen e përbashkët në luftën kundër terrorit.

Sipas deklaratës së bërë nga Zyra e Informacionit të Kryeministrisë, në takim duke iu referuar takimeve dypalëshe në rritje të kohëve të fundit ndërmjet dy qeverive u shpreh kënaqësia për botëkuptimin në lidhje me rëndësinë e marrëdhënieve të përbashkëta ndërmjet dy vendeve mike dhe aleate siç janë Turqia dhe Amerika si dhe u nënvizua edhe një herë vendosmëria në lidhje me përforcimin e këtyre marrëdhënieve.

Në takim Jëlldërëm u shpreh se janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo lloj bashkëpunimi me qeverinë e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e liderit të Organizatës Terroriste Gyleniste/ Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY), Fethullah Gylen dhe shtoi se përgjigjja nga ana e udhëheqjes amerikane (sigurimi i ekstradimit) ndaj pritshmërive të Turqisë do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me këtë udhëheqje.

Jëlldërëm bëri të ditur se në luftën kundër FETO-s, që nuk ka asnjë ndryshim nga organizatat radikale si DAESH, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të veprojnë së bashku.

Gjithashtu në takim kryeministri turk u shpreh se për gjetjen e një zgjidhshme të përhershme dhe të qëndrueshme për stabilitetin e Sirisë dhe pastrimin e rajonit nga çdo lloj terrori përfshi edhe atë PKK/PYD duhet që aleatët rrënjësor si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia të punojnë së bashku në përputhje të plotë.

Ndërsa Zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence tha se qeveria e re amerikane dëshiron një fillim të ri në marrëdhëniet me Turqinë dhe nënvizoi se janë të gatshëm që dialogun e dendur me Turqinë në luftën kundër terrorit, bashkëpunimin rajon dhe çdo temë ta vazhdojnë duke e zhvilluar atë edhe më tej.

Ai tha gjithashtu se të gjitha temat e shprehura nga Kryeministri Jëlldërëm janë duke i shqyrtuar me seriozitet.

Please follow and like us: