Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohet video nga festa surprizë për 30 vjetorin e Floriana Garos

15 shkurti i këtij viti ka qenë një ditë e shënuar për moderatoren e njohur të programit “Jo Vetëm Modë”, Floriana Garo. Ajo ka festuar përvjetorin e 30-­të të lindjes. Ndonëse këtë ditë të shënuar ajo e festoi jashtë Shqipërisë, pikërisht në Marrakesh në Marok, miqtë e saj kishin organizuar një festë surprizë për të, menjëherë pasi është kthyer në Tiranë.

Grimierja e njohur, Ujvara, e cila është edhe shoqe e Florianës kishte organizuar mbrëmjen e djeshme një festë surprizë e cila ka filluar me një darke mes të dashurish e miqsh, sic e ka quajtur dhe ajo vetë në një prej postimeve të saj. Më pas festa është zhvendosur në një prej klubeve të natës më në zë të Tiranës. Sic mund të shihni edhe nga video e mëposhtme në ledwall­et mbrapa DJ­it, është shfaqur një video kolazh më foto nga momente të ndryshme të moderatores më bashkëpunëtor dhe miq të saj. Floriana me veshjen e saj dhe detajin e kurorës në kokë dukej si një princeshë e vërtetë. Në këtë 30 vjetor moderatorja e ka cilësuar jetën e saj një rrugëtim të mrekullueshëm, me uljet dhe ngritjet që çdokush kalon. Floriana ka falënderuar gjithashtu të gjithë ata që i janë bashkuar në këtë rrugëtim dhe e kanë mbështetur.

Please follow and like us: