Albspirit

Media/News/Publishing

200 miliardë USD: A është Putin njeriu më i pasur në botë?

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë njeriu më i pasur në botë, sipas ekspertëve që besojnë se ai ka një pasuri që i kap 200 miliardë dollarë.  Njeriu më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, është Bill Gates me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Por sipas Daily Mail, gjatë dy dekadave në pushtet, pasuria e Putin mund ta ketë katapultuar atë në vendin e parë. Prej vitesh spekulohet shumë për pasurinë e ish-agjentit të KGB-së. Bill Browder, autor dhe ish-menaxher fondesh në Rusi, thotë se presidenti ka një pasuri që i kap 200 miliardë dollarë. Në vitin 2007 ishte spekuluar se 64-vjeçari ka një pasuri prej 40 miliardë dollarë. “Besoj se ai ka 200 miliardë dollarë,” tha Browder për IBTimes. “Pas 14 vitesh në pushtet në Rusi, dhe shumës së parave që ka bërë ai vend, dhe shumës së parave që nuk është shpenzuar për shkolla, rrugë dhe spitale, të gjithë këto para janë shpenzuar për prona, llogari bankare në Zvicër, aksione, fonde të menaxhuar për Putinin nga njerëzit e tij”. Gjithçka thuhet për jetën e Putin vazhdon të jetë thjesht spekulim për shkak të sekretit që mbulon gjithçka. Thuhet se ai është në një lidhje me medalisten olimpike, Alina Kabaeva. Mendohet se Putin ka aksione në disa prej kompanive më të mëdha të gazit dhe naftës. Vitin e shkuar u tha se Putin mund të ketë akses në 58 avionë dhe helikopterë, që ka një koleksion orash me vlerë 500 mijë dollarë dhe 20 pallate e vila në mbarë vendin.

Please follow and like us: