Albspirit

Media/News/Publishing

“Not My President”, manifestime në sheshe kundër Trump

Nën thirret “jo presidenti im”, rreth 3 mijë demonstrues kanë zbritur në shesh në Nju Jork për të protestuar kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Aktivistët anti-Trump, kanë shfrytëzuar ditën festive të dedikuar presidentëve të SHBA-ve, për të organizuar “Not My President Day”, në qytete të ndryshme, mes të cilëve Los Anxheles, Çikago, Atlanta dhe Uashington.

“I bindem presidentit Trump, sepse është presidenti ynë, por nuk jam i detyruar të jem dakord me politikat e tij, – ka thënë Qamar Khan, 26 vjeç, student pakistanez i mjekësisë. – Jemi myslimanë. Ne duam të shpërndajmë mesazhe paqeje dhe dashurie, Islamin e vërtetë”.

Barbara, 70 vjeçe është shprehur “e shqetësuar” për rrezikun që u kanoset institucioneve demokratike amerikane: “Unë e dua këtë vend. Unë i dua institucionet tona dhe dua që të qëndrojnë të forta”.

Please follow and like us: