Shkrimtarët e Britanisë së Madhe dhe Amerikës zgjodhën autorët më të mëdhenj dhe veprat më të shquara të letërsisë artistike botërore për 200 vitet e fundit. Si vepra më e shquar e shekullit të XIX-të u njoh “Anna Karenina” e Leon Tolstoi, kurse ajo e shekullit të XX “Lolita” e Vladimir Nabokov.

Për përpilimin e renditjes 125 autorëve më të shquar bashkëkohorë iu propozua të zgjedhin librat e tyre më të preferuar nga lista prej 10 veprave më të mira të letërsisë artistike – romane, vëllime me tregime, drama dhe poezi. Çdo libri iu atribuua një numër i caktuar pikësh nga 10 deri në 1./shkurt 2012/