Albspirit

Media/News/Publishing

Fleckenstein takon Blushin dhe Hafizin

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, raportuesi për Shqipërinë në Bashkimin Europian, Knut Fleckenstein ka zhvilluar një takim edhe me dy deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi e Mimoza Hafizi.

Nuk dihet çfarë është diskutuar mes tyre, por natyrisht që në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare, si dhe protesta e opozitës. Knut Fleckenstein është takuar gjithashtu me zyrtarë të lartë të politikës në Tiranë, përfshi edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Please follow and like us: