Albspirit

Media/News/Publishing

Sfida: Protesta e drejtë legjitime, numërimi elektroni i votave i mundshëm

“’Sfida për Shqipërinë’ beson se qytetarët kanë gjithë të drejtën të organizojnë protesta të vazhdueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ne mbështesim çdo përpjekje në këtë drejtim”.
Kështu shprehet në një reagim zyrtar, një tjetër formacion i ri politik.
Jo vetëm kaq, por “sfida…”, mbështet edhe numërimin elektronik, si dhe shprehet se ka ende kohë ëpr implimentimin e këtij projekti, i kërkuar prej kohësh nga opozita.
“Ne propozojmë që ka kohë të mjaftueshme për të realizuar numërimin elektronik pavarësisht se problemet me zgjedhjet vijnë nga blerja e votave nga tre partitë kryesore. Kjo situatë ku manipulimi i zgjedhjeve është frika kryesore e qytetarëve erdhi si produkt i abuzimeve sistematike nga PS, PD apo LSI”, shprehet “Sfida…”..

Please follow and like us: