Albspirit

Media/News/Publishing

Xhamia e Athinës do të hyjë në shërbim në fund të muajit prill

Xhamia në Athinë, që filloi të ndërtohet në muajin nëntor, pritet të hyjë në shërbim në fund të muajit prill.

Xhamia 850 metra katrorë me kapacitet 350 persona nuk do të ketë minare.

Ndërtimi që vazhdon në lagjen Votanikos, në një vendbanim joaktiv që i përket Komandës së Forcave Detare, pas vendimit të marrë nga kuvendi në muajin gusht, u sipërmor nga një konsorcium katërsh.

Në ndërtimin e xhamisë në Athinë, i vetmi kryeqytet i Bashkimit Evropian që nuk kishte xhami për të kryer obligimet fetare, pavarësisht vendimeve të marra, nuk kishte filluar të ndërtohej për shkak të zgjatjes së proceseve burokratike, pengesave ligjore dhe ndikimeve të radikalëve të djathtë.

Pas përfundimit të ndërtimit, drejtimi i xhamisë do ti kalojë këshillit që do të përbëhet nga personeli i përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, 2 punonjësve të shtetit dhe punonjësve të bashkisë si dhe përfaqësuesve të e komunitetit mysliman.

Myslimanët në Athinë i kryejnë obligimet e tyre fetare me mexhitet e ndërtuara nëntokë të improvizuara me mundësitë e veta.

Pas çeljes së xhamisë, për vazhdimin e funksionimit të rreth 70 mexhiteve që gjenden në qytet marrja e licencës do të jetë e detyrueshme.

Please follow and like us: